Soko: Sterilizimi kushtonte 250 mijë euro, me koncesionin shkoi 17 milionë euro në vit
Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, Pano Soko, Ekonomist u shpreh se koncesioni i sterilizimit është dhënë me logjikën që shteti shqiptar, nuk kishte 11 milionë euro për të bërë reset të plotë për sterilizimin në vit.
Ai tha se në fakt, shteti shqiptar, pastaj me anë të koncesionit duhet të paguante 17 milionë euro në vit tashmë.
Soko: Koncesioni i sterilizimit është dhënë me logjikën që shteti shqiptar, nuk kishte 11 milionë euro për të bërë reset të plotë për sterilizimin në vit, ndërsa me koncesionin do të paguanim 17 milionë euro në vit në vitin maksimal.
Qendra e sterilizimit, laboratori i madh i ndërtua me kredi të Bankës Evropiane. Është një kredi e marrë aty me kredi. Këta ia dhanë koncesionarit falas edhe logjistikën. Kur u dha koncesioni kushtonte diku 250 mijë euro në gjithë Shqipërinë. Me koncesionimin kostoja shkoi deri 17 milionë euro në vit, 80 herë më shumë.
