Ju flet Moska - Çfarë do të thotë për botën nëse Rusia e fiton luftën në Ukrainë
Çfarë do të thotë për botën nëse Rusia e fiton luftën në Ukrainë ishte tema e kësaj të marte në “Ju flet Moska” në RTV Ora, nga Kastriot Myftaraj.
Myftaraj: Teorikisht lufta e Rusisë me Ukrainën është një luftë lokale, dhe mund të krahasohet me luftën e Vietnamit ku ishte përfshirë një superfuqi.
Bisedimet për mbarimin e luftës do t’i tregojë koha, por kur ka sanksione, bisedimet sekrete nuk janë të frytshme, pra nuk po ecin mirë.
Lufta, të gjithë e thonë se lufta në Ukrainë ka një rëndësi të madhe për botën, gjë e cila është treguar me rritjen e çmimeve dhe pasoja të tjera.
Nuk është çudi që Putini ta fitojë luftën. Kur bëhen analizat për një luftë merren parasysh pasojat dhe fitorja e secilës palë.
Çfarë do të thotë për ne fitorja e Rusisë? Nëse Rusia fiton luftën kjo do të ketë pasoja të mëdha për botën dhe do të humbë besimi në NATO.
