Fermeri gjen unazën prej ari, autoritetet e shpallin thesar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Qershor 2022, 22:18

Një unazë ari 300-vjeçare e gjetur në arën e një fermeri në Shropshire është shpallur thesar.
Kafka e gdhendur në unazën e cila u gjet në vitin 2020 në zonën e Alberbury, u shpall thesar në gjykatën e Shrewsbury Coroners të martën e kaluar.
Pjesa e brendshme e unazës mban mbishkrimin "deus illuminatiio mea" që përkthehet në "zoti është drita ime".
Gjithashtu në të janë gdhendur shkronjat "LS" për të cilën arkeologia Teresa Gilmore tha se supozohet të jenë inicialet e individit që kjo unazë do ti kujtonte personit që e mbante.
"Ky stil i unazës ishte shumë i popullarizuar gjatë fundit të shekullit të 17-të deri në fillim të shekullit të 18-të, kështu që është e arsyeshme të supozohet se kjo unazë është e një date të ngjashme," shtoi ajo./BBC/
