Vuçiç: Scholz i kërkoi Serbisë t'i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, sot pas takimit me kancelarin gjerman ka bërë të ditur se Olaf Scholz ka kërkuar nga Serbia t'i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë.

"Ne diskutuam situatën politike në botë dhe Scholz i kërkoi Serbisë në një mënyrë shumë të vendosur, të qartë dhe të mprehtë që t'i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë, domethënë të mbështesë masat kufizuese që BE-ja tashmë ka miratuar kundër Rusisë," tha Vuçiç.

Ne do të bëjmë maksimumin për të bërë përparim në dialogun me Prishtinën.

“Ne do të bëjmë çmos që të arrijmë progres në kuadër të dialogut me Prishtinën nën kujdesin e Brukselit”, tha sot presidenti i Serbisë.

"Askush në Evropë nuk ka folur ndonjëherë për njohjen reciproke të Serbisë dhe Kosovës. Këtë e dëgjuam për herë të parë sot në një konferencë shtypi në Prishtinë, është një surprizë e madhe për ne", tha Vuçiç./Tanjug/