Scholz këmbëngul te Procesi i Berlinit: E vetmja rrugë që e ndihmon Ballkanin të futet në BE
Në një konferencë të përbashkët për medie të kryeministrit Kurti dhe Kancelarit Scholz u shpreh se duhet rijetëzuar Procesi i Berlinit.
Kancelari Scholz tha Proceli i Berlinit është e vetmja gjë që po të nisë do të ndihmojë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor për integrimin në BE.
Scholz: Për ne prioritet të madh ka tregu i përbashkët rajonal duhet të përparojë bashkë me çështjet që ka brenda. Është e rëndësishme që të arrihen parimet që janë të arritshme, nëse më lejoni të shtoj, të gjithë duan të shkojnë në BE, atje janë të vlefshme rregullat dhe duhet rijetëzuar Procesi i Berlinit. E kam shumë për zemër nisjen e bashkëpunimit me Ballkanin Perëndimor. Këmbëngul në nisjen e Procesit të Berlinit.
Udhëtimi im këtu është për t’i vazhduar bisedat që kemi nisur në Berlin, Procesi i Berlinit është e vetmja gjë që po të nisë do të ndihmojë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor për integrimin në BE. Ne nuk mund të vendosim çdo gjë, por është e rëndësishme që ne në Evropë të kemi një proces, që pranohet dhe zhvillohet. Ka vende që na inspirojnë besim dhe këtë duam ta zhvillojmë më tej.
