Seferi i lumtur për golin por jo për rezultatin e ndeshjes, Gjimshiti i zhgënjyer
Në përfundim të ndeshjes, autori i golit kuqezi , Taulant Seferi u shpreh:
“Mendova se me golin tim do të merrnim tre pikë por edhe ky barazim nuk është keq. Tani duhet të marrim fitore me Izraelin dhe të jemi të fokusuar te kjo sfidë. Jam shumë i lumtur për golin e parë me Shqipërinë. Jam shumë i lumtur.
E ndjeva që topi do të më vinte në këmbë në momentin e golit. Pjesën e dytë isha më shumë në kontakt me toopin dhe pata në shans me kokë por e godita lehtë”.
Berat Gjimshiti:
"Për mua është rezultat i keq sepse në pjesën e dytë bëmë shumë gabime. Unë gabova në rastin e golit dhe i kërkoj falje skuadrës. Jam i zhgënjyer me veten ndërsa kishim mundësi ta fitonim këtë ndeshje. Kemi humbur shumë duele në pjesën e dytë kur rivalët fituan edhe shumë besim".