Islandë-Shqipëri /Pjesa e parë perfekte. Seferi shënoi golin që po bën diferencën (Video)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Qershor 2022, 21:25
E mbyll në avantazh të 1 goli pjesën e parë të transfertës së Islandës, Shqipëria. Për momentin vendos goli i shënuar nga Taulant Seferi i cili konkretizoi lojën pozitive të skuadrës së drejtuar nga Edoardo Reja në fraksionin e parë.
Kjo ndeshje është e vlefshme për grupin B2 të Ligës së Kombeve ku Shqipëria për momentin është ngjitur në krye të klasifikimit.