“Kush iku nga “Top Channel” e bëri hajër”, Rezart Veleshnja thumbon ish-kolegët


I ftuar në Why?Not në RTV Ora, me moderatoren Roza Lati, aktori Rezart Veleshnja, foli në lidhje me ikjen e aktorëve nga Portkallia.

Teksa ka thumbuar ish-kolegët, duke thënë se kanë ikur diku tjetër për 700 mijë lekë më shumë.

“Kush largohet nga një gjë që e ka të veten, një gjë që e ka krijuar të veten, ikën për diçka tjetër dhe ne shqiptarët e kemi këtë, iku nga aty i humbi sharmi. Duhet të ikësh për një arsye shumë të fortë e jo për 700 mijë lekë më shumë. Ka ndodhur në shumë raste."