"Supozohej të ishte pranverë" aktorët Kolami dhe Zaharia tregojnë prapaskenat e filmit “Dashuri dhe Turbulenca”

Të ftuar në Why?Not në RTV Ora, me moderatoren Roza Lati, aktorët e filmit “Dashuri dhe Turbulenca” Sara Kolami dhe Amos Zaharia, kanë treguar prapaskenat e filmit.

Ata shprehen se filmi është xhiruar në dimër, ndërsa supozohet se është pranverë.

“Ishin interesante xhirimet, sepse filmi supozohet që është pranverë ndërkohë që ishte shumë ftohtë. Ne ishim hollë të veshur, e jemi plevitosur. Kemi pirë shumë kafe. Takimi i parë me Sarën, ishte Sara lakuriq, e unë gjysmë lakuriq. “