Piloti grek që vrau gruan, do të transferohet në burgun ku ndodhet dhe një shqiptar, frikësohet për sigurinë e tij
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Qershor 2022, 16:58
Babis Anagnostopoulos, i cili vrau bashkëshorten e tij dhe sajoi një histori grabitje, do të zhvendoset në një burg tjetër.
Sipas mediave të huaja, ai do të transformohet në burgun e Malandrinos, që përbëhet kryesisht nga kriminelë mizorë e të rrezikshëm.
Po në këtë burg ndodhet edhe vrasësi shqiptar, i cili vrau bashkëshorten e tij në Ormylia dhe me pas u arratis së bashku me dy fëmijët e tyre për 18 ditë.
Brenda qelisë, po ashtu ndodhet edhe krimineli që masakroi me thikë gruan e tij 28-vjeçare dhe kunatin e tij 30-vjeçar, që shkoi për të shpëtuar të motrën nga vrasësi i ftohtë
Sipas avokatit të Babis Anagnostopoulos, ai frikësohet për sigurinë e tij, se mos sulmohet nga të burgosurit e tjetër, rapostojnë mediat greke.
