Mbikëqyrësi i OKB-së paralajmëron: "Termocentarlit bërthamori Zaporizhzhias i kontrolluar nga rusët është në rrezik"

Mbikëqyrësi i OKB-së ka paralajmëruar për një rrezik të pranishëm mbi sigurinë e termocentralit të Zaporizhzhias, në Ukrainë që aktualisht është nën kontrollin e rusëve.

Rafaelo Mariano Grossi, drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) tha se të paktën pesë nga shtatë shtyllat e domosdoshme të sigurisë bërthamore janë në rrezik në termocentral.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

“Ka indikacione nga Ukraina në lidhje me shqetësimin e tyre për ndërprerjet në zinxhirin e furnizimit të pjesëve rezervë të termocentralit në Zaporizhzhia. Kjo do të thotë se tani të paktën pesë nga shtatë shtyllat e domosdoshme të sigurisë dhe sigurisë bërthamore janë komprometuar në vend. Rregullatori ukrainas na ka informuar se ata kanë ‘humbur kontrollin’ mbi materialin bërthamor të objektit që i nënshtrohet Marrëveshjes së Masave Mbrojtëse ndërmjet Ukrainës dhe IAEA”, tha ai.

Ai deklaroi se gjatë kësaj kohe po punonte për të rënë dakord, për të organizuar dhe drejtuar një operacion ndërkombëtar të udhëhequr nga IAEA në objekt për të marra masa mbi sigurinë bërthamore në rajon.

“Situata në Zaporizhzhia jo vetëm që ka ngritur shqetësime serioze dhe urgjente humanitare, por është gjithashtu një rrezik i qartë dhe i pranishëm për sigurinë, sigurinë dhe masat mbrojtëse në termocentralin bërthamor,” tha Grossi.

Termocentrali bërthamor i Zaporizhzhia ka qenë nën kontrollin rus që nga fillimi i marsit.

Grossi vizitoi termocentralin bërthamor të Çernobilit tashmë të zhdukur në veri të Kievit, i cili u pushtua për pak kohë nga forcat ruse, në fund të prillit.