“Deputetët e Rithemelimit hynë të buzëqeshur e më pas braktisën Kuvendin”, çfarë nuk u pa nga Parlamenti sot(FOTO)
Bajram Begaj u zgjodh me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim president i Shqipërisë. Votimet u zhvilluar në Kuvendin e Shqipërisë, i cili u mblodh në orën 18:00 ( 4 Qershor) për të votuar Begajn për kreun e shtetit.
Në disa foto të siguruara nga LSA, depuetët mbështetës të Sali Berisha, para se të futeshn në Kuvend janë fotografuar duke buzëqeshur.

Këto të fundit bojkotuan votimin për president pasi Klotilda Bushka lexoi raportin e Komisionit të Ligjeve ku tha se Begaj i plotëson kriteret për të qenë në krye të shtetit.
Pas fjalës së saj Berisha kërkoi fjalën disa herë, por kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, nuk ia dha të drejtën duke i sqaruar se askush nuk do flasë për procedurë.
Menjëherë pas kësaj ata ngritën kartonët e kuq dhe ikën nga Kuvendi. Berisha më pas dha dhe një deklaratë për mediat.

Nga ana tjetër Kryeministri Edi Rama, përpara se të nisnin votimet shkoi të përshëndeste Begajn, i cili u ‘përul’ për t’i dhënë dorën kreut të qeverisë.

Ky i fundit më pas ka përshëndetur Paulin Sterkajn. Përfundimi i procesit të numërimit të votave u prit me duartrokitje nga deputetët ndërkohë Begaj është ngritur në këmbë dhe me dorë në zemër ka përshëndetur deputetët që i dhanë votën, për mandatin 5 vjeçar.








