Mikeshat e Tik-Tok rrëfejnë si u njohën me njëra-tjetrën
Elida dhe Daniela janë dy vajzat të cilat u bënë mike shumë të ngushta në rrjetin social Tik-Tok.
Të ftuara në emisionin e pasdites “Jeto me orën”, vajzat rrëfyen se si u njohën me njëra-tjetrën.
Elida Loci: Ne të dyja u njohëm në një miqësi në distancë, online dhe që nga ajo kohë u bëmë shoqe shumë të mira.
Edhe në rrjetet sociale vajzat janë bërë shumë virale, pasi ndiqen nga shumë njerëz. Edhe pse vajzat kanë 2 vite që e njohin njëra-tjetrën ato janë takuar vetëm 2 herë pasi njëra jeton në Amerikë dhe tjetra në Itali.
Të shumta kanë qenë edhe videot të cilat vajzat publikojnë në rrjetet duket se nuk ju marrin shumë kohë por marrin shumë vëmendje.
Disa nga videot që kanë më shumë shikime nga videot e Elidës janë ato me prank (shaka) që i ka bërë babait të saj.
Duket se marrëdhënia që kanë me njëra-tjetrën do të jetë afatgjatë.
