Sofja përkujton 100 ditëshin e luftës në Ukrainë. Vendos shiritin blu 100 metra të gjatë me 100 trëndafila të verdhë

Një shirit 100 metra i gjatë ngjyrë blu me 100 trëndafila të verdhë është vendosur në kryeqytetin bullgar të Sofjes.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Shiriti është vendosur për të rikujtuar se bota ka arritur në ditën e 100-të të luftës.

Sofja përkujton 100 ditëshin e luftës në Ukrainë.

Shiriti u vendos në sheshin pranë Bibliotekës Komunale, ku u kryen homazhe nga ambasadori ukrainas në Bullgari Vitaly Moskalenko dhe nënkryetari i bashkisë Miroslav Borshos për mijëra civilë që kanë humbur jetën në luftë.

Sofja përkujton 100 ditëshin e luftës në Ukrainë.

Gjatë ditës, ata që dëshirojnë mund të vendosin lule dhe mesazhe për të treguar solidaritetin dhe mbështetjen për Kievin.