Indi/ Gruaja rrezikon jetën për të mbushur ujë, zbret në pus pa litar
Nga Ora News Përditësimi i fundit 3 Qershor 2022, 08:43
Një video e bërë virale tregon momentin kur një grua zbret në pus për të mbushur ujë, në Indi.
Thatësira dhe keqmenaxhimi nga ana e qeverisë ka bërë disa zona të vuajnë nga mungesa të theksuara të ujit.
Në video duket gruaja e cila zbret poshtë në pus pa litarë apo mjete mbrojtëse. Njerëzit në fshatin Ghusiya janë detyruar të marrin masa të tilla ekstreme pasi vendi po përballet me një krizë uji.
Një raport global i vitit 2019 e kishte vendosur Indinë në mesin e 17 vendeve ku "stresi i ujit" ishte "jashtëzakonisht i lartë", raporton BBC.