Turqia tashmë në arenën ndërkombëtare do të thirret Türkiye, jo Turkey si gjeli i detit!

Turqia tani e tutje do të njihet si Türkiye në Kombet e Bashkuara, pasi pranoi një kërkesë zyrtare nga Ankaraja.

Disa organeve ndërkombëtare do t'u kërkohet të bëjnë ndryshimin e emrit si pjesë e një fushate riemërtimi të nisur nga presidenti turk në fund të vitit të kaluar.

"Turkiye është përfaqësimi dhe shprehja më e mirë e kulturës, qytetërimit dhe vlerave të popullit turk," tha Rexhep Tajip Erdogan në dhjetor.

OKB tha se e bëri ndryshimin sapo mori kërkesën këtë javë.

Shumica e turqve tashmë e njohin vendin e tyre si Türkiye. Megjithatë, anglishtizii “Turkey” përdoret gjerësisht, edhe brenda vendit.

Transmetuesi shtetëror TRT bëri ndryshimin menjëherë sapo u njoftua vitin e kaluar, duke shpjeguar se ndër arsyet e riemërtimit të imazhit ishte shoqërimi me Gjelin e Detit që tradicionalisht lidhej me Krishtlindjet, Vitin e Ri ose Ditën e Falënderimeve.

Si pjesë e ri-markës, "Made in Türkiye" do të shfaqet në të gjitha produktet e eksportuara dhe në janar u nis një fushatë turistike me frazën tërheqëse "Hello Türkiye".

Ky veprim është pritur me një reagim të përzier në internet. Ndërsa zyrtarët qeveritarë e mbështesin atë, të tjerë thonë se është një shpërqendrim joefektiv, ndërsa presidenti përgatitet për zgjedhjet e vitit të ardhshëm, mes një krize ekonomike.