Inteligjenca amerikane: Putini vuan nga kanceri, në gjendje të rëndë shëndetësore
“Presidenti rus Vladimir Putin është i sëmurë me kancer"-kështu shkruan revista amerikane Neësëeek, e cila ka konfirmuar një raport konfidencial të inteligjencës amerikane.
Sipas inteligjencës amerikane, Putin është rikthyer në publik pasi dy muaj më parë u përball me një trajtim për kancerin.
Nuk specifikohet se për çfarë lloj tumori bëhet fjalë.
Zyrtarë të lartë të Brendshëm të Kremlinit ka thënë se për liderin rus, fundi është afër. Por nga ana tjetër zyrtarë të rangut të lartë paralajmërojnë se vdekja e tij do të shkaktonte kaos.
Në raportin e klasifikuar thuhet se Putin në muajin prill iu nënshtrua trajtimit të kancerit.
Tre shefat e spiunazhit, Drejtori i Inteligjencës Kombëtare, Forca Ajrore e SHBA-së dhe Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes, pohojnë se raporti i fundit i inteligjencës mbi shëndetin e Putinit tregon se ka shqetësime për paranojën e Putinit për të mbajtur pushtetin.
Një drejtues i lartë i Forcave Ajrore u shpreh: A është Putin i sëmurë? Absolutisht. Por ne nuk duhet të lejojmë që pritja për vdekjen e tij të nxisë veprime proaktive nga ana jonë. Një vakum pushteti pas Putinit mund të jetë shumë i rrezikshëm për botën.
Kremlini nuk ka komentuar mbi operacionin e supozuar të kancerit, por këmbëngul se Putin është në gjendje të mirë shëndetësore.
Sipas burimeve të mediave të huaja thuhet gjithashtu se ka pasur një atentat ndaj jetës së Putinit në mars, thonë zyrtarët.
