E rrallë! Gruaja lind foshnjën e saj në plazh pa ndihmë mjekësore (VIDEO)

Një grua është bërë virale pasi ka shpërndarë një video të saj duke lindur në plazh.

Sipas medieve të huaja, Josy Peukert, 37-vjeçare, ka postuar një video në rrjetet sociale, ku ka treguar se ajo së bashku me partnerin e saj, Benni Cornelius, 42-vjeçar, udhëtuan me makinë në plazh në mënyrë që ajo ta lindte fëmijën e saj në bregdetin e Playa Majagual, Nikaragua.

Gruaja lindi fëmijën e saj pa ndihmë mjekësore apo e njohur ndryshe si “lindje e lirë”.

Videoja e cila  është bërë virale është shikuar mbi 200 mijë herë.

Nuk ka statistika të disponueshme se sa lindje të tilla ndodhin në mbarë botën çdo vit, megjithatë numri besohet të jetë i vogël.