Kievi në ditën e 100-të të luftës, si ishte dhe si është tani
Nga Ora News Përditësimi i fundit 3 Qershor 2022, 10:05
Gjatë një periudhe prej 100 ditësh, qyteti i Kieit ka kaluar nga normalitetit dhe ditët e qeta, nën bombardimet e vazhdueshme e tani duket se ka gjetur pak qetësi.
Më shumë se gjysma e popullsisë prej 4 milion banorësh të tij u largua pas fillimit të pushtimit, por në prill "batica u rikthye".

Tërheqja ruse e lejoi Kievin të rikthente një pjesë të realitetit që kishte humbur prej kohësh. Në qytet nuk kishte më postblloqe ushtarake dhe lëvizja bëhej e lirë.
Javët e fundit qyteti po ndihet po aq i qetë dhe normal si para shkurtit edhe pse netët janë ende të heshtura dhe me një shtetrrethim që fillon në orën 23:00.

