Ngacmoi seksualisht një 5-vjeçare, arrestohet mësuesja në Greqi

Një mësuese është arrestuar në Atikën Perëndimore pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht me një të mitur. 

Mediat greke bëjnë me dije se një mësuese ka vënë re kolegen e saj 55-vjeçare duke kryer veprime të turpshme ndaj fëmijës në oborrin e shkollës.

Më pas ka njoftuar prindërit e fëmijës (babai është punonjës policie) dhe nëna së bashku me edukatoren e kopshtit kanë bërë ankesë në polici.

Mësuesja e kopshtit është arrestuar ndërsa pritet të marrë vendimin nga gjykata.