SHBA: Koreja e Veriut po përgatitet për një testim bërthamor
I dërguari i SHBA-së për Korenë e Veriut deklaroi ditën e sotme se SHBA po përgatitet për çdo "rast" me një koordinim të ngushtë me aleatët koreano-jugor dhe japonez, teksa Koreja e veriut përgatitet për një testim të mundshëm raketor.
Zyrtarët e inteligjencës së Koresë së Jugut dhe SHBA-së thanë se kanë zbuluar përpjekjet e Koresë së Veriut për të përgatitur terrenin e saj verilindor për një testim tjetër, të një bombe bërthamore, e shtata kjo që nga 2006.
Sung Kim, përfaqësuesi i SHBA-së për Korenë e Veriut ishte në një takim trepalësh me homologët e tij koreano-jugor dhe japonez për të diskutuar kërcënimin në rritje nga programet bërthamore të Koresë së Veriut.
"SHBA vlerëson se Republika Popullore Demokratike e Koresë po përgatitet për testimin Punngye, testi i shtatë bërthamor ky," tha Kim.
Sipas Kim, veç koordinimit me Seulin dhe Tokion, SHBA-ja është përgatitur gjithashtu dhe për ndërhyrje afatshkurtra dhe afatgjata në pozicionin ushtarak, si një përgjigje e përshtatshme për provokimet e Koresë së Veriut.
