Aksident në aksin rrugor Fier-Ballsh, dy makina përplasen me njëra-tjetrën, 4 të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Qershor 2022, 16:51
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Fier-Ballsh.
Policia bën me dije, në vendin e quajtur "Ofiçina e vjetër", shtetasi A. S., 44 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Benz", është përplasur me automjetin tip "Benz" me drejtues shtetasin R. B., 59 vjeç.
Për pasojë janë dëmtuar lehtë tre pasagjerët që udhëtonin me shtetasin A. S., si edhe vet drejtuesi i mjetit, shtetasi A. S., të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.


