Vuçiç "i tradhtuar" nga Perëndimi. Diskutime të vështira për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka shfaqur shenja nervozizmi nga Zvicra, ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik të Davosit, nga radhët e liderëve të Ballkanit Perëndimor.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social të Instagramit, Vuçiç shkruan se ka pasur diskutime të vështira për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor me liderët evropianë dhe rajonalë në Forumin Ekonomik global.
Lideri serb ka pasur ka zhvilluar takime dypalëshe me disa zyrtarë evropianë dhe botërorë gjatë këtyre dy ditëve në Davos.
E ndërsa duket se Beogradi po has presion të fortë nga perëndimi edhe për shkak të mos dënimit të agresionit rus, presidenti Vuçiç po kërkon të gjejë terren me liderët e rajonit tonë.
Po në Instagram, Vuçiç postoi një foto nga takimi që ka pasur me kryeministrin shqiptar të sapozgjedhur të Malit të Zi, Dritan Abazoviç.
Presidenti tha se e kishte ftuar Abazoviçin për ta bërë pjesëmarrës vendin e tij, në nismën e themeluar në Novi Sad të Serbisë, Ballkani i Hapur, ku bën pjesë edhe Shqipëria e Maqedonia e Veriut.
Në një prononcim të fundit, Dritan Abazoviç deklaroi se nuk do të rendte ta fuste vendin në nismën serbe ‘Open Balkan’, por megjithatë ai e vlerësoi nismën rajonale ekonomike dhe e la të hapur përfshirjen në të, por shtoi se palët duhet të konsultohen për të shtuar propozime të tjera.