Britania paralajmëron: Nëse Putin fiton, jemi të gjithë në rrezik. Të ndihmojmë Ukrainën

Britania paralajmëron: Nëse Putin fiton, jemi të gjithë Sekretarja për çështjet e Jashtme në Mbretërinë e Bashkuar, Liz Truss tha se nëse Putin fiton luftën në Ukrainë, të gjithë do të jenë në rrezik.

Në një intervistë për mediat e huaja, ajo tha se në Evropë po shohim krime që mendonin se i përkisnin së shkuarës ndërsa shtoi se Ukrainë duhet të fitojë dhe sipas saj vendet duhet të bëjnë gjithçka për këtë.

 “Pas Luftës së Ftohtë, ne menduam se kishim kthyer një faqe. Por ne tani po shohim krime të tmerrshme lufte në Evropë, krime për të cilat dikur kishim shpresuar se do ti përkisnin të kaluarës. Përballë një tmerri të tillë, ne duhet të përgjigjemi me forcë, nuk duhet të humbasin vigjilencën pasi kjo nuk mund të jetë zgjidhja. Ne duhet të sigurojmë që Ukraina të fitojë këtë luftë të madhe për liri. Putini nuk po i ka shpallur luftë vetëm kundër popullit ukrainas, por themeleve të shoqërive tona: lirisë, sovranitetit dhe shtetit të së drejtës. Nëse ai fiton luftën në Ukrainë, ne nuk do të ndihemi kurrë të sigurt. Kjo është arsyeja pse ne duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur për tu siguruar që Ukraina të fitojë,” tha Truss për “Sky News”.