Përfshihet nga flakët pallati në Salanik, shpëtohen 44 persona

Një pallat në qendër të Selanikut në Greqi është përfshirë nga zjarri ditën e sotme. Mediat greke bëjnë me dije se për fat të mirë zjarrfikësit  shpëtuan 44 persona mes tyre edhë fëmijë.  

Të shpëtuarit janë evakuuar.

 “Të gjithë janë mirë dhe për momentin po kërkojmë pjesën tjetër të pallatit për të parë nëse ka ndonjë person tjetër”, tha shefi i zjarrfikëses.

Sipas informacioneve, deri më tani janë transportuar në spital të paktën shtatë persona, pasi kanë pasur probleme me frymëmarrjen. Mes tyre dy persona të intubuar me probleme respiratore. Zjarri është vënë nën kontroll të plotë.a