Kreshnik Leka merr medalje argjendi në “Athina Open 2022”

Kreshnik Leka merr medalje argjendi në “Athina Open 2022” Peshëngritësi Kreshnik Leka ka ngrit lartë flamurin shqiptar në kampionatin Mesdhetarë “Athina Open 2022”, që u zhvillua në Greqi për moshën 45-49 vjeç.

Leka, i cili është edhe shefi i klubit Teuta Shumësportësh, doli në vendin e dytë duke marrë medalje argjendi në peshën 96 kg.

Leka, ngriti me sukses 113 kg në stilin e shkëputjes dhe 136 kg në shtytje. Në dygarësh ai regjistroi peshën 249 kg.



Një rezultat i shkëlqyer për shtangistin durrsak, që synon medalje ari në Europianin që do të mbahet në verë.