Festë e "çmendur" në Romë, Mourinho dhe Kumbulla "thumbojnë" Lazion

Ishte planifikuar të startonte rreth orës 16.30 por nisi shumë më herët festa e Romës dhe tifozëve të saj në qytetin e përjetshëm.
Sipas mediave italiane, në sheshet kryesore të qytetit, skuadra u prit nga rreth 100 mijë tifozë, ndërsa presidenti Friedkin edhe pse një njeri i rezervuar, u bashkua me skuadrën dhe tifozët.


Heroi i finales, Nicolo Zaniolo nuk harroi të sulmonte tifozët lacialë edhe për shkak edhe të armiqësisë së tij personale me mbështetësit e skuadrës tjetër të kryeqytetit.
Rrugëtimi në dy autobusët e zbuluar nisi nga qëndra stërvitore e Trigorias për të vëzhduar më pas në qëndër të qytetit. Protagonist absolut Jose Mourinho që me korin "kush nuk kërcen është lacial" ndezi turmën.
Ibanez ishte gjithashtu një nga më aktivët në festimet që u ndalën gjatë në zonën e Foro Italico.
Ndërsa Marash Kumbulla me një banderolë ironizuese parashikon telashe për lacialët gjatë sezoneve të ardhshme.



