Klopp nuk e mendon finalen e dështuar të 2018-ës dhe shikon përpara: Do të luajmë duke luftuar

Pak orë përpara duelit me Reak Madrid, Jurgen Klopp flet për një temë delikate që nuk ka dashur ta prekë gjatë viteve të fundit, finalen e humbur në Kiev 3-1 pikërisht përballë Realit të Madridit ku dy gafat e Lorius Karius u bënë vendimtare.

“Të gjithë duhet të biem dakort që luajtëm një ndeshje të mirë atë natë, por këto janë situata që ndodhin. U mblodhën shumë gjëra në një moment të vetëm. Patëm dëmtime. Nuk bëmë ndërrimet që do të dëshironim, lojtarë të tjerë sapo ishin kthyer nga dëmtimet dhe unë bëra ndryshime vetëm pak çaste përrpara ndeshjes.

Klopp nuk e mendon finalen e dështuar të 2018-ës dhe shikon

Lorius Karius është një djalë shembullor por atë natë nuk na ndihmoi. Gjithsesi, ne nuk i bëjmë asnjëherë publike gjërat që ndodhin mes nesh në dhomat e zhveshjes. Nëse njerëzit mendojnë pë mua se jam një idiot për këtë që po them, atëherë nuk ka problem, jeta vazhdon”.

Klopp nuk e mendon finalen e dështuar të 2018-ës dhe shikon

Gareth Bale shpërtheu në mbrëmjen e lavdishme ukrainase dhe Klopp ndalet të flasë edhe për uellsianin, asnjëherë i dashur në Madrid.

“Nuk arrij ta besoj që nuk e duan. Unë do ta dashuroja vetëm për ato dy gola të shënuar në Kiev nëse do të isha një tifoz i Realit”.

Klopp nuk e mendon finalen e dështuar të 2018-ës dhe shikon

Në vijim Klopp fokusohet te finalja e Parisit duke theksuar se skuadra shikon përpara dhe tashmë e ka fshirë atë dështim të 4 viteve më parë.

“Kam më shumë energji sot se në 2018. Është e pabesueshme. Ne jemi këtu, duam të fitojmë dhe jemi në formë të shkëlqyer. Do të zbresim në fushë me një skuadër që do të luftojë deri në fund”.

Lufta në Ukrainë ishte në fokusin e gjermanit gjithashtu. Klopp u shpreh i lumtur që UEFA e zhvendosi finalen nga Rusia në Francë.

“'Lufta vazhdon dhe ne duhet të reflektojmë për këtë gjë. Ndeshja do të luhet dhe jo në St. Petersburg dhe ky është mesazhi i duhur që duhet të japim. Ne do ta luajmë këtë ndeshje për njerëzit e Ukrainës”.