Ancelotti kërkon triumfin në finalen e pestë si rekordmen në planet
Carlo Ancelotti është i sigurt se tifozët e Evertonit do të jenë në mbështetje të tij dhe Realit të Madridit në finalen kundër Liverpoolit.
Është logjike kjo pasi përballë italianit, një ish i Evertonit, do të jenë armiqtë e urryer të “Tofees”. Italiani që kaloi 18 muaj në “Goodison Park” iu përgjigj fillimisht këtij provokimi në konferencën e shtypit, duke e poranuar se është i sigurt që tifozët blu do të jenë në radhën e parë për Realin nesër.
Trajneri italian që do të luajë në finalen e pestë të karrierës është krenar që do të jetë i vetmi njeri në planet me një rekord të tillë.
“Kam një kujtesë të mirë dhe i kujtoj shumë qartë të gjitha finalet e luajtura deri në këtë pikë. Ju siguroj se nuk mund të kontrollosh asgjë. Mund ta përgatisësh ndeshjen mirë taktikisht dhe prikologjikisht por nuk ka formula sekrete. Sfidën që kemi luajtur më mirë në vitin 2005 e humbëm por sigurisht që nuk ju them lojtarëve të mi të luajnë keq.
Në një finale mund të ndodhë gjithçka dhe ne duhet të jemi gati për çdo gjë. Për fat të mirë kemi pasur kohën e duhur në dispozicion për ta përgatitur në mënyrën e duhur. Do të zbresim në fushë për të bërë maksimumin e mundshëm për të fituar”.
