Ibrahimovic operohet në gju. Shtatlarti do të mungojë rreth 8 muaj

Një tjetër operacion që do të kërkojë rikuperim 7-8 muaj. Pas festimeve për titullin kampion të Milanit, Zlatan Ibrahimovic duhet të mendojë edhe për shëndetin e tij.

Suedezi iu nënshtrua një operacioni tjetër për të zgjidhur të gjitha problemet që ka pasur me gjurin. Nuk ka një qëndrim zyrtar për të ardhmen e shtatlartit pasi vetë ai bëri të ditur se do të marrë kohën e duhur për të vendosur. 

"AC Milan komunikon se Ibrahimovic është operuar në gjurin e majtë nga  Dr Bertrand Sonnery-Cottet. Kjo ndërhyrje ishte parashikuar prej kohësh për të zgjidhur përfundimisht një problem të vjetër që ka pasur me ligamentet”, shkruan Milani në një komunikatë zyrtare.