I dashuruar me Milanin. Ylli portugez me fjalë zemre për kuqezinjtë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Maj 2022, 18:56
Fjalë dashurie nga Rafael Leao në adresë të Milanit. Lojtari më i mirë i Serie A është shprehur në një intervistë për "A Bola" se momentalisht ka edhe dy vite kontratë dhe ndihet shumë mirë në Milano.
Fakti që Milan e konsideron të "pashitshëm" e bën të ndihet i veçantë në ekipin kuqezi që i dha një dorë të madhe në garën e titullit.
"Dua të jem një pikë referimi në klubin tim dhe në kombëtaren e Portugalisë. Ky eshte objektivi dhe shqetësimi im i vetëm për momentin".
