Reja publikon listën e Kombëtares për ndeshjet e qershorit, mungon Strakosha, rikthehet Abrashi
Trajneri Edoardo Reja ka publikuar listën me 26 emrat e thirrrur prej tij për dy sfidat zyrtare me Islandën dhe Izraelin dhe miqësoren me Estoninë.
Mungesa e madhe e listës është Thomas Strakosha ndërsa Hoxhallari dhe Seferi janë dy emrat e vetëm nga Superiorja. Bie në sy gjithashtu edhe mungesa e sulmuesit Rey Manaj që mbylli një sezon pozitiv me skuadrën e Spezia-s në Itali. Rikthehen Kastriot Dermaku, Amir Abrashi, ndërsa në listën e pritjes janë edhe 9 emra; Thomas Strakosha, Adrian Bajrami, Albi Doka, Kevin Haveri, Jon Mersinaj, Arlind Ajeti, Enis Çokaj, Lindon Selahi dhe Muçi.

Ndeshja e parë do të luhet në datën 6 qershor në Rejkjavik dhe 4 ditë më pas Shqipëria pret Izraelin në Tiranë. Sfida e fundit e qershorit është parashikuar të luhet po në "Air Albania" në miqësoren me Estoninë.
Shqipëria bën pjesë në grupin e divizionit B bashkë me Islandën dhe Izraelin ndërsa Rusia është përjashtuar dhe në këtë mënyrë grupi mbetet me tre skuadra ku e para do të kualifikohet direkt për divizionin A.
