Liverpool përgatitet të humbasë…sulmuesin kryesor të skuadrës së Klopp
Sadio Mane-Liverpool, rrugët mund të ndahen pas së shtunës. Sulmuesi senegalez ka nisur kontaktet me Bayern Munich për të vazhduar karrierën në Gjermani me ekipin e drejtuar nga Julian Nagelsmann.
Ky është zbulimi që bën e përditshmja “Bild”, sipas së cilës, Bayern dhe stafi i Mane kanë diskutuar në Spanjë gjatë këtij muaji dhe për klubin e Liverpool ky lajm ka qenë një surprizë e vërtetë. Nuk ka ende një qëndrim të qartë nga ana e sulmuesit të “The Reds” që ka dështuar në tentativat për ta bindur të rinovojë.
Mane mund të përfitojë në Gjermani diçka më shumë se 18 milionë Euro në sezon, shumë të cilën Liverpool nuk është i gatshëm t’ia japë. Kështu, pas 6 viteve në “Anfield”, 30-vjeçari mund të largohet ndërsa në arkën e klubit anglez mund të shkojnë 50 milionë euro.
