Shembet akullnaja në Alpet e Zvicrës, disa të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Maj 2022, 16:28
Të paktën 4 persona janë plagosur rëndë si pasojë e rënies së një pjese të akullnajave në Alpet e Zvicrës.
Deri më tani nuk dihet identiteti i personave të plagosur
Lajmin e ka bërë me dije drejtori i Shpëtimit Alpin të Luginës së Aosta (Sav), Paolo Comune. Sipas bashkisë, shembja e akullnajave mund të lidhet edhe me temperaturat e larta.
Ndërkohë autoritetet ka vënë në dispozicion helikopterët dhe teknikët e vet, ku dhe kanë evakuar alpinistët.
Së bashku me 3 të plagosurit kanë qenë edhe 15 të tjerë.
Rënia e akullnajave ndodhi në 3400 metra mbi nivelin e detit, në zonën e quajtur "Plateau du Déjeuner", përgjatë rrugës "Voie du Gardien".

