Romë/ Gratë zbulojnë qendrën e prostitucionit ku shkonin burrat e tyre

Karabinierët në Itali kanë sekuestruar qendrën "Wellnes" që ushtronte aktivitetin e prostitucionit.

Qendra e masazhit që frekuentohej nga burrat që shkonin aty, u ra në sy bashkëshorteve të cilat për shkak të mungesës së burrave në shtëpi, filluan të hetonin se ku shkonin ata.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

U deshën disa javë që gratë të mund të zbulonin qendrën e prostitucionit, nisur dhe nga fletushkat që ata sillnin në shtëpi ose vinin përmes postës.

Edhe banorët e zonës kishin vënë re se aty të dilnin vajza jo të zonës, rreth të tridhjetave, me veshje të ekzagjeruara.

Policia infiltroi një person që hyri në qendër dhe zbuloi që aty ofroheshin marrëdhënie seksuale.

Si në shumë raste të tjera dhe kjo qendër masazhi funksiononte si maskim për aktivitetin. Vendi qëndronte i hapur 24 orë dhe kishte xhama të lyer dhe të mbuluar me tabela reklamuese.

Pronari i qendrës, një shtetas kinez 51 vjec, klandestin në Itali u arrestua nën akuzën e nxitjes së prostitucionit.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe dy aparate celulare dhe 2000 euro kesh që mendohet se kanë ardhur nga aktiviteti i prostitucionit.