Britani e Madhe/ Nga tetori 400 paund më pak në faturën e energjisë elektrike

Qeveria britanike ka miratuar një paketë ndihme prej 15 miliard paundësh për të ndihmuar familjet në rritjen e çmimeve.

Kancelari britanik Rishi Sunak njoftoi të enjten se çdo familje do kishte një zbritje prej 400 paund në faturën elektrike duke filluar nga tetori i këtij viti.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

 Megjithatë një zbritje e tillë në faturë do të jetë e përkohshme sipas qeverisë.

Ekspertët parashikojnë që në pranverën e 2023 do të jenë më të larta nga çka është parashikuar.

Rregullatori i energjisë Ofgem ka paralajmëruar se miliona njerëz do të përballen me vështirësi, nëse çmimet e energjisë rriten me 800 paund në tetor dhe 2500 paund në vit, për një shtëpi normale.

Familjet në Britaninë e Madhe janë përballur me një rritje prej 700 paundësh në faturën e energjisë elektrike nga prilli.

Pjesë e paketës janë dhe familjet në nevojë që do të marrin 650 paund si dhe pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuara për t'i ndihmuar në përballimin e çmimeve.