Rusia përparon në Donbas, merr nën kontroll rrugët furnizuese të armatimeve

Forcat e armatosura të Ukrainës kanë pranuar se forcat ruse kanë bërë përparime të mëtejshme në rajonin e Donjeckut ,në lindje të vendit, duke marrë nën kontroll një zonë prej 16 kilometrash.

Kievi thotë se edhe pse ukrainasit kanë bërë çmos për të ndalur ushtrinë ruse, ata ia kanë dalë të marrin nën kontroll rajone të reja, të cilat janë rrugë kyçe për furnizimin e njësive ukrainase me armatime.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Megjithatë ata thonë se nuk po dorëzohen dhe se çdo ditë po i shkaktojnë probleme ushtrisë ruse përmes armatimeve, kryesisht të dhuruara nga Shtetet e Bashkuara, apo edhe me ato të kohës sovjetike të nxjerra nga magazinimi.

Presidenti Zelenski në adresimin e tij të mesnatës denoncoi ofensivën ruse, tashmë të intensifikuar në Donbas, të cilën e quajti një fushatë gjenocidale.

"Ofensiva aktuale e pushtuesve në Donbas mund ta bëjë rajonin të pabanueshëm. Ata duan të djegin qytetet tona. E gjithë kjo, përfshirë deportimin e popullit tonë dhe vrasjet masive të civilëve, janë politika të dukshme  gjenocidi të ndjekura nga Rusia," tha ai.

Zelensky tha se ushtrimi i presionit ndaj Rusisë është fjalë për fjalë një çështje e shpëtimit të jetëve dhe se çdo vonesë, mosmarrëveshje ose propozim për të qetësuar Rusinë çon në ekzekutimin e ukrainasve të tjerë ose në kërcënime të reja të kontinentit evropian.