Pse BE po vonon në miratimin e sanksioneve ndaj Rusisë?
Presidenti Zelenski ka deklaruar se çdo moment që perëndimi po vonon sanksionet ndaj Rusisë, jetët e humbura në Ukrainë po rriten.
"Vetëm shikojeni situatën. Shikoni se sa javë i është dashur BE-së të dakordësohet për paketën e gjashtë të sanksioneve ndaj Rusisë," tha ai.
Tashmë ka kaluar gati një muaj që kur shefja e Komisionit Europian propozoi paketën e gjashtë të sanksioneve ndaj Rusisë, ku përfshihej dhe ndalimi i eksporteve të naftës ruse.
Por pse i është dashur kaq shumë BE-së që të miratojë masat e propozuara?
Rezistenca ndaj vendeve të varura nga nafta ruse, sidomos Hungarisë ka bërë që të mos ketë një marrëveshje unanime.
Sllovakia dhe Republika Çeke kanë shprehur gjithashtu pakënaqësi në embargon e naftës.
Të hënën, udhëheqësit e BE-së, do të takohen në një samit të jashtëzakonshëm ku pritet të diskutohen çështje të rëndësishme rreth luftës në Ukrainë.
