I mbijetoi sulmit duke u lyer me gjakun e shoqes, flet e mbijetuara e sulmit në Teksas

Një vajzë 11 vjeçare që i mbijetoi sulmit me armë në Teksas ka treguar se ajo është lyer me gjakun e shoqes së vrarë për tu dukur sikur kishte vdekur.

Miah Cerrillo, e traumatizuar nga ajo që ndodhi, shpëtoi me disa gërvishtje në kurriz dhe qafë për shkak të plumbave.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Pasi shoqja e saj u qëllua ajo u shtri sipër saj e cila merrte ende frymë për tu hequr sikur kishin vdekur të dyja.

Vajza tjetër nuk i mbijetoi sulmit për shkak të plagëve të marra.

Nga sulmi me armë në Teksas mbetën të vrarë 19 fëmijë dhe dy mësuese pasi një 18 vjeçar hapi zjarr brenda në shkollë.