OKB: 3,998 civilë të vdekur në luftën në Ukrainë, dyshohet se numri real është shumë më i lartë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Maj 2022, 08:44
Kombet e Bashkuara thonë se 8,691 civilë janë bërë viktima të luftës në Ukrainë.
Kjo përfshin të paktën 3,998 civilë të vrarë dhe të paktën 4,693 të plagosur.
Numrat janë nga 24 shkurti, kur filloi pushtimi, deri më 25 maj.
Rusia pa armë moderne, në luftë me tanke 50 vjeçare
27 Maj, 08:30
Por agjencia beson se shifrat aktuale janë shumë më të larta.
OKB-ja thotë se shumica e viktimave ishin si rezultat i armëve shpërthyese me një zonë të gjerë ndikimi, duke përfshirë granatimet nga artileria e rëndë dhe raketat.

