Tronditëse/ Foshnja me trauma dhe të nxira në trup, del pozitive me kokainë

Një vajzë gjashtëmuajshe, e shtruar në spitalin e Padovës që nga fillimi i majit me hemorragji cerebrale, ka rezultuar pozitive për kokainë.

Lajmi është raportuar në gazetat lokale në Itali, ndërsa prokuroria e Venecias ka hapur një hetim për çështjen.

Sipas të dhënave, pas analizave laboratorike të fijeve të flokut, dyshohet se vogëlushja ka përthithur kokainë duke qenë në afërsi me lëndën narkotike. Ndër të tjera karabinierët pretendojnë se vogëlushja është keqtrajtuar.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Fëmija, ishte transferuar urgjentisht nga spitali në Chioggia më 9 maj, ku në trupin e saj janë vërejtur gjithashtu edhe trauma.

Dyshohet se e porsalindura ka qenë viktimë e sindromës 'baby shake', dridhjet e dhunshme dhe të vazhdueshme për ta bërë atë të pushojë së qari.

Ndërkohë, hetuesit po analizojnë dinamikën e familjes.

Vajza jeton me nënën e saj, e cila nuk është martuar dhe nuk jeton me të atin e foshnjës.

Të dy janë dëgjuar për të rindërtuar atë që ndodhi dhe për të kuptuar se çfarë e shkaktoi traumën cerebrale të foshnjës. Mjekët sqarojnë se gjendja e saj është përmirësuar ditët e fundit.