Rusia pa armë moderne, në luftë me tanke 50 vjeçare
Nga Ora News Përditësimi i fundit 27 Maj 2022, 08:30
Rusia po përdor tanke 50 vjeçare në përpjekje për të pushtuar Ukrainën jugore.
Ajo po mobilizon automjetet T-62 për të forcuar grupin e forcave të saj jugore, sipas Ministrisë britanike të Mbrojtjes.
Këto automjete besohet se janë lehtësisht të shkatërrueshme nga armët antitank dhe tregojnë për mungesën e pajisjeve moderne të luftës.
Forcat ruse prej ditësh tentojnë të rrethojnë rajonin e Severdonetskut dhe Luhanskun.
Ata kanë pushtuar disa fshatra në verilindje të Popasnas , por rezistenca e ukrainasve po e privon Moskën nga kontrolli i plotë i rajonit lindor të Donbasit, cilëson Ministria britanike e Mbrojtjes.