Flet gjyshi i autorit të masakrës në Teksas: Nuk e dija se kishte blerë armë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Maj 2022, 22:21
Familja e Salvador Ramos, i cili sulmoi një shkollën fillore Teksas të martën dhe vrau 19 fëmijë dhe dy mësues, nuk e kishte idenë se 18-vjeçari kishte blerë dy armë AR-15, pas ditëlindjes së tij.
Këtë e ka thënë gjyshi i tij Ronaldo Reges, duke shtuar se po ta dinte do të tregonte
“Po ta dija, do ta kisha thënë”, tha 74-vjeçari.
Ndërkohë gruaja e këtij të fundit u plagos rëndë nga nipi i saj, i cili shkaktoi tragjedinë.
Ai tha se nipi ishte fëmijë i qetë që nuk fliste shumë.
