Rama: Në Durrës ka 600 vende të lira, punë ka, por nuk ka profesionistë

Në panairin e punës të hapur në Durrës kryeministri Edi Rama deklaroi se janë 1,500 vende të lira pune që ofrohen nga 63 bizneset më të mëdha në rajon.

Emigracioni i lartë duket se ka bërë që shumë prej kompanive të gjenden pa staf, ndërsa kreu i qeverisë bëri dhe një krahasim me të ardhurat në Evropë.

Rama: Në emigracion ka rroga më të larta, por ka edhe shpenzime më të larta. Sot kemi afro 20 mijë nxënës të regjistruar në shkollat profesionale. Ne duam të vazhdojmë të gjithë se bashku në këtë drejtim.

Gjithsesi të ardhurat për Ramën mund të arrihen me profesionin e duhur. Pozitiv Rama shikon faktin se shumë po i drejtohen arsimit profesional. 

Rama: Sot kemi afro 20 mijë nxënës të regjistruar në shkollat profesionale. Ne duam të vazhdojmë të gjithë se bashku në këtë drejtim. E di që ne rrugën e punësimit dhe në funksion të plotësimit të ambicies dhe nevojë për të rritur pagën duhet punë. 

Vëmendjen kryeministri e drejtoi dhe një herë te pastërtia. Duke paralajmëruar se do të ketë fluks të shtuar turistësh ai shtoi se do të ketë edhe më shumë mbetje, ndaj bëri thirrje për marrjen e masave.

Rama: Janë 13 mijë të punësuar më shumë se në marsin e vitit 2021. Ky është fakt. Dhe në 4 mujorin e parë të këtij viti, kemi një pagë mesatare të rritur me 8%. Në hapësirën jashtë këtij panairi nga drejtoria rajonale e punësimit në Durrës mësohet se janë edhe 600 vende të tjera të lira, për të gjithë ata që kërkojnë punë. Thamë që punë ka po nuk ka profesionistë. Por kjo është ajo që ndeshet në çdo derë kompanie dhe kjo thellohet. Duhet një kualifikim më i lartë i punonjësve dhe si rezultat i faktit që Shqipëria ekspozohet në një treg ndërkombëtar.