Votimi në Berat drejt fundit, demokratët: Berisha po mposht Amerikën dhe Edi Ramën
Vijon votimi në Berat për zgjedhjen e kryetarit të PD-së, edhe pak minuta na ndajnë nga mbyllja e procesit.
Në të pesta degët e Partive Demokratike në Berat, Kuçovë, Dimal, Poliçan e Skrapar pjesëmarrja ka qenë e kënaqshme.
Ndërkohë që pritet të ketë edhe një përqindje të saktë të numrit të votuesve në përfundim të procesit.
Deri në këto momente në selinë e Partisë Demokratike Berat nuk ka pasur asnjë parregullsi apo problematikë gjatë këtij procesi.
Demokratët beratas janë pro Berishës në krye të Partisë Demokratike, si i vetmi lider që po mposht Amerikën sipas tyre dhe do të rrëzojë nga pushteti edhe Edi Ramën.
“Ai mundi amerikanin, çfarë do më shumë? Nuk e mundte askush. Është lider tamam. Është i ndershëm, çfarë të kërkosh më shumë për atë njeri.”
