Rusia i fik dritat Lituanisë 2 javë pasi e shpalli Moskën shtet terrorist
Rusia po përdor armën e fortë të saj, atë të energjisë për t’ia ndaluar shteteve jo-miqësore të saj, kryesisht në Evropë. Këtë të diel, Moska ndaloi furnizimin me energji elektrike ndaj Lituanisë, vend ky që e shpalli Rusinë, shtet terrorist ditë më parë.
Rusia ka nisur një ofensivë anti-sanksione kundër shteteve jo-miqësore evropiane.
Pas ndërprerjes së furnizimit me energji elektrike ndaj Finlandës, të dielën e njëjta goditja ka ardhur për Lituaninë.
Kompania e vetme importuese e energjisë elektrike ruse në Lituani, konfirmoi pezullimin e dërgesave.
Lituania tashmë planifikon të plotësojë nevojat për energji elektrike përmes termocentraleve lokale dhe importeve nga vende të tjera evropiane, veçanërisht Suedia, Polonia dhe Letonia.
Importet ruse përbënin 16% të konsumit të energjisë elektrike të Lituanisë.
Justifikimi sipas kompanisë ruse, është paaftësia e shtetit lituanez për të paguar për energjinë elektrike.
Por arsyeja e vërtetë është hakmarrja ndaj parlamentit të Lituanisë.
Vilniusi miratoi një rezolutë përmes së cilës e shpalli Moskën shtet terrorist në 10 maj për agresionin në Ukrainë.
Bllokimin me furnizim me energji elektrike, Moska e ushtroi edhe ndaj Finlandës.
Goditja vjen vetëm 2 ditë pasi Helsinki aplikoi zyrtarisht për t’u anëtarësuar në NATO.
