Plagosje me thikë në Sarandë, autori largohet nga vendi i ngjarjes

Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e sotme (21 maj) në Sarandë.

Policia bën me dije se gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi  D. G., ka goditur me mjet prerës shtetasin D. R., i cili ka marrë mjekim në spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.

Po punohet për kapjen e shtetasit D. G.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të ngjarjes.