Kumbulla titullar në fitoren europiane të Romës. Mbrojtësi kuqezi kandidat edhe për Tiranën (Video)

Abraham dy herë dhe Pellegrini. Roma e mbyll sezonin në Serie A me fitoren në transfertën e Torinos, biletën e Europa League në xhep dhe tashmë duhet të mendojë ekskluzivisht për finalen e Tiranës.

Me Marash Kumbullën titullar, Jose Mourinho mund të fërkojë duart pasi Roma nuk futi ujë në mbrojtje dhe paraqitja e shqiptarit e bën atë një kandidat të fortë për të debutuar në finalen e Conference League të mërkurën në Tiranë.

Smalling, Karsdorp, Cristante e Zaniolo pushuan për të qenë gati kundër Feynoord ndërsa me 50 pikë në klasifikim, Roma ngjitet përkohësisht në vendin  e pestë në pritje të ndeshjes së Lazios që numëron të njëjtin numër pikësh por me sfidën ndaj Veronas ende për t’u luajtur.