Halaand shpërblen çdo punonjës në klubin e Borussias me pagën e një jave në Angli
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Maj 2022, 16:27
Ndoshta për një futbollist nuk është asgjë një orë "Rolex" me vlerë 15 mijë euro por për një magazinier apo punonjës të fushës është shumë.
Përpara lamtumirës nga Dortmundi, Erling Halaand ka menduar për të gjithë. Ai u ka dhuruar nga një orë shokëve të skuadrës dhe punonjësve të klubit.
Vlera totale shkon 500 mijë euro, pothuajse sa përfitimi i norvegjezit në një javë në Angli me Man. City.
Një gjest prej kavalieri nga sulmuesi 21-vjeçar që në dy vite me fanellën e verdhë është rritur shumë si lojtar.
