E mbysin me mesazhe. Tifozët e Liverpool i kërkojnë Coutinho-s dhuratë...titullin

Liverpooli ka dy arsye të forta për  të besuar te titulli kampion. Felipe Coutinho dhe Steven Gerrad, dy personazhe që nuk kanë nevojë për prezantim por që fati i bashkoi sërish në një skuadër dhe si për ironi, duhet ta luajnë ndeshjen e fundit në një transfertë shumë të rëndësishme për ish-klubin e tyre.

Aston Villa do të vizitojë Manchester-in për të sfiduar City-n në ndeshjen e fundit të sezonit. Pep Guardiolës i nevojitet një vitore ndaj Villans për të hipotekuar titullin në dëm të Liverpool, pikërisht ndaj skuadrës që Coutinho e Gerrard e kanë në zemër.

Braziliani flet për “Daily Mail” ku kujton periudhën e takimit të parë me Gerrard dhe pas 10 viteve ata janë sërish bashkë, 100 km larg Liverpoolit, në Birmingham.

Gerrard e riktheu në Angli në merkaton e Janarit dhe Coutinho e pranon që ai është njeriu që i ka ndryshuar më shumë jetën se kushdo tjetër. Në vijim ai ndalet gjatë te ndeshja e fundit e sezonit, temë e preferuar për tifozët e Liverpool:

“Është një ndeshje e madhe për t’u luajtur por ne duam të bëjmë një mbyllje pozitive ndaj një skuadre të madhe. Unë mendoj vetëm për Aston Villa-n dhe dua të luaj mirë për ta. Kam marrë shumë mesazhe nga tifozët e Liverpool por nuk jam shumë i përfshirë në rrjetet sociale. Jam i fokusuar vetëm te ndeshja. Luajmë 11 kundër 11 dhe zbresim përherë për të fituar në fushën e lojës, kjo është motoja jonë”.